Flash News

KRYESORE

300 mln euro merkato, Barcelona do një sulmues dhe një mesfushor

300 mln euro merkato, Barcelona do një sulmues dhe një mesfushor

Antoine Griezmann nuk mjafton. Pavarësisht se Barcelona shpenzoi 120 mln euro për të në merkaton e verës dhe rreth 70 mln euro të tjera për mesfushorin De Jong, katalanasit duan ende më shumë. Klubi po mendon të shpenzojë sërish në merkato, sepse Champions League mbetet prioriteti i madh (4 vite pa e fituar).

Mediat spanjolle raportojnë se presidenti Bartomeu ka vënë në dispozicion rreth 300 milionë euro për merkaton e janarit dhe atë të verës. Gjithsej planifikohen jo më shumë se 4 afrime.

Dy pozicionet kryesore ku do të ndërhyjë klubi është sulmi dhe mesfusha ofensive. Më saktë, Barcelona do një sulmues qendre dhe një mesfushor krijues, meqë pritet largimi i Rakiticit dhe shitja përfundimtare e yllit Coutinho te Bayern.

Të fundit