Flash News

KRYESORE

“300 mln lekë vetëm nga patentat”, PD denoncon drejtorin e PS: Ndër më të korruptuarit në administratën shtetërore, pranohet edhe nga Rama

“300 mln lekë vetëm nga patentat”, PD denoncon drejtorin e

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa denoncon drejtorin e Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe si një nga drejtuesit e administratës shtetërore më të korruptuar në qeverinë Rama.

Zhupa e akuzon Gonxhen se gjatë këtij viti ka marrë disa kategori të patentave pa shkuar asnjëherë dhe pa bërë asnjë testim.

Për këtë, zëdhënësja e PD i ka drejtuar edhe disa pyetje.

“Blendi Gonxhe është ndër të parët zyrtarë që i vesh vetës cilësi të cilat nuk i ka: i pastër, i ndershëm, i pakorruptuar. Është krejt e kundërta e këtyre.

Drejtoria e drejtuar prej tij është ndër më të korruptuarat në administratën shtetërore dhe pranohet si e tillë nga Belinda Balluku dhe Edi Rama, sepse fitimet, siç raporton media, janë mbi 300 milionë lekë në muaj vetëm nga patentat. Ajo që e shquan Blendi Gonxhen është babëzia. Dhe këtu do të ndalem sot, tek babëzia e Blendi Gonxhes për të patur gjithçka, sa më shpejt.

Kam sot disa pyetje publike për Drejtorin e Përgjithshëm të Transportit Rrugor të Shqipërisë, Blendi Gonxhe. Duke qenë se është i ndjeshëm në këto çështje, shpresoj të përgjigjet shpejt dhe me përgjigje sa më të shkurtra, sepse edhe pyetjet janë fare të thjeshta.

Për të sqaruar qytetarët që e paguajnë me taksat e tyre:

- Nga data 11.05.2020 deri në 16.06.2020 si drejtor i patentave a ke marr ti disa kategori të patentave pa shkuar asnjëherë dhe pa bërë asnjë testim në të vërtetë?

- Nëse ke ndjekur një kurs, si quhet autoshkolla që keni qenë? Ku e ka vendndodhjen? Si quhet instruktori?

- Çfarë ngjyre kishte mjeti me rimorko, apo mjeti transporti për 16 pasagjer?

- A mos të duhen këto kategori për licensat për kompaninë tënde të transportit?! Apo thjesht ti kesh meqë je drejtor aty?

Drejtori i patentave që merr kategoritë e patentave kur është në detyrë është si një dekan i një fakulteti që futet bën edhe një master ta ketë ndërkohë që është dekan!!!!

Në pritje të përgjigjeve të Gonxhes së Ballukut, po përpiqem të arsyetoj cila shkelje është më e rëndë shpërdorimi i detyrës, konflikti interesit apo ryshfeti...”, shkruan Zhupa.

Të fundit