Flash News

KRYESORE

300 policë në posta të lëvizshme nga Vlora në Sarandë deri në fund të gushtit

300 policë në posta të lëvizshme nga Vlora në

Shefi i rendit ne Drejtorinë e Policisë së qarkut të Vlorës, Shpëtim Hasanaliaj në një prononcim të tijën paraqiti problematikat ku do të fokusohet policia për shmangien e problemeve. Sezoni turistik në Vlorë ka nxjerrë në terren 300 trupa policore për të garantuar sigurinë në një periudhë kur shtohet fluksi i njerëzve dhe automjeteve. Në ndihmë të policisë së Vlorës, do të vijnë edhe trupa nga kryeqyteti e rrethe të tjera gjate periudhës korrik-Gusht. Sipas Hasanaliaj “Në bashkëpunim me të gjitha institucionet ligjzbatuese kemi përgatitur një plan masash me detyra konkrete për sigurinë e rendit gjatë këtij sezoni turistik. Problem mbetet aksi rrugor që nga Tuneli deri në Orikum. Ky shërbim do të jetë evident duke filluar që nga dita e premte.

Sipas tij, në shërbim të pushuesve gjatë gjithë vijës bregdetare nga Vlora deri në Sarandë, do te vendosen posta policore. Pushuesve do tu shpërndahen fletëpalosja me numrat dhe shërbimet e policisë

Problematika e evidentuar që në nisje të sezonit është ajo ne qarkullimin rrugor dhe kryesisht fluksi që krijohet kryesisht ne zonën e Radhimës. Në këtë zonë, radhët e automjeteve janë të zakonshme çdo fundjavë e për këtë qëllim do të ketë edhe përforcim të trupave të policisë”.

Të fundit