Flash News

KRYESORE

300 raketa gjatë natës në Gaza, Izraeli shkatërron televizionin palestinez

300 raketa gjatë natës në Gaza, Izraeli shkatërron

Avionët izraelitë bombarduan selinë qendrore të televizionit Al-Aqsa të Hamasit në qytetin e Gazës të hënën në mbrëmje, një ditë pasi një inkursion izraelit nxiti luftime vdekjeprurëse në enklavë.

Avionët izraelitë gjuajtën në fillim një "raketë paralajmëruese" në ndërtesën shumëkatëshe, duke sinjalizuar njerëzit të largohen nga vendi, përpara se të shkatërronin atë me një seri raketash.

"Ky është një sulm ndaj një prone të qeverisë qendrore për Hamasin, si pjesë e sulmeve që IDF zhvilloi dhe si përgjigje ndaj sulmit që grupi terrorist Hamas po udhëheq kundër qytetarëve izraelitë", tha ushtria.

Të hënën, grupet e armatosura në Gaza kanë gjuajtur më shumë se 300 raketa në Izraelin jugor, e për pasojë një ushtar izraelit u plagos rëndë, ndërsa tre sulmues palestinezë u vranë gjatë sulmeve ajrore.

Të fundit