Flash News

KRYESORE

300 shqiptarë dhe serbë rrezikuan përplasjen në Shtutgart pas fitores së Zvicrës

300 shqiptarë dhe serbë rrezikuan përplasjen në Shtutgart

Mbi 300 persona, shqiptarë dhe serbë, rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin dhe ta kthenin rrugën “Lautenschlagerstrasse” në Shtutgart në një arenë të vërtetë lufte. Incidenti ndodhi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Serbi-Zvicër, e fituar 1-2 nga helvetët me gola të Granit Xhakës dhe Granit Shaqirit.

Zëdhënësi i policisë ka thënë për “TAG24” se kanë qenë shqiptarët që kanë provokuar serbët dhe nga një numër i vogël tifozësh, turma u rrit në mbi 300 njerëz.

Rreth 100 policë u mobilizuan për të shmangur përplasjen dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar rëndë. Vetëm një grua u dëmtua lehtë nga gazi lotsjellës.

Një situatë e ngjashme u përjetua edhe në rrugët e Vjenës në Austri.

Federata Serbe kërkon dënimin e Xhakës dhe Shaqirit: Do protestojmë në FIFA

Të fundit