Flash News

KRYESORE

31 raste të reja me covid -19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, humb jetën pacienti nga Durrësi

31 raste të reja me covid -19 në 24 orët e fundit në

31 raste të reja me covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Shqipëri, pas testimit të 300 personave.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë kontakte familjare, ndërsa një pacient nga Durrësi, 71 vjeç ka ndërruar jetë në Infektiv, i cili ishte shtruar prej më shumë se dy javësh.

"Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë.

Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë.

Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh.

Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive.

Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment", sqaron MSH.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë                   199

Shkodër                45

Krujë                      32

Kamëz                  23

Durrës                   15

Pukë                         7

Lushnje               6

Vlorë                     6

Elbasan                 3

Mat                        2

Tropojë              2

Korçë                 1

Librazhd            1

Mallakastër        1

Lezhë             1

Berat                 1

Ura Vajgurore    1

 

Të fundit