Flash News

KRYESORE

31 vjeçarit nga Tirana "i bie vapa në kokë", thyen xhamin e një banke, bën copë-copë 2 makina dhe godet një person

31 vjeçarit nga Tirana "i bie vapa në kokë", thyen

Një incident i rëndë është shënuar në rrugën e “Dibrës” në Tiranë ku një 31 vjeçar ka dalë jashtë kontrollit duke thyer xhamat e një banke, xhamat e dy makinave dhe ka goditur në kokë një person.

Policia bën me dije se më datë, 15.08.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Altin Q., vjeç 31, banues në Tiranë, pasi rreth orës 18 :30, në rrugën e ‘’Dibrës’’, për motive të dobëta, ka dëmtuar xhamin e jashtëm të një banke dhe xhamat e mjeteve tip ‘’Toyota’’ e ‘’Ford’’, prona të shtetasve A. K. dhe P. Sh., vjeç 36 e 46, si dhe ka goditur me grushtë duke i shkaktuar dëmtime në kokë, jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.Sh.

Të fundit