Flash News

KRYESORE

“312 milionë euro për të dalë nga kriza e pandemisë” Basha tregon se si mund të sigurohen paratë për paketën me 5 pika të opozitës

“312 milionë euro për të dalë nga kriza e

Kryedemokrati Lulzim Basha në konferencën e sotme theksoi se paketa me 5 pika, e një kostoje 312 milionë euro për 6 muaj, nxjerr vendin nga niveli afrikan i trajtimit të pandemisë nga qeveria.

Mirëpo, ku do të gjenden të ardhurat për vënien në funksion të planit të rimëkëmbjes me 5 pika, të propozuar nga Partia Demokratike? Sipas kreut të demokratëve, fondet për zbatimin e planit të propozuar nga opozita mund të sigurohen përmes anulimit të disa projekteve të dhëna me koncesion, sikurse është tenderi Milot-Fier ose inceneratorët.

Basha thekson se vetëm paratë e dhëna për incenerator, dalin e teprojnë për zbatimin e paketës. Ndërkaq, kryedemokrati po ashtu i ka bërë thirrje medias të mos censurojnë denoncimet e opozitës ppër inceneratorët.

“Ku do të gjenden 52 milionë euro në muaj për 6 muajt e ardhshëm që vendi të përballojë pasojat e pandemisë, meqë shumiça e mediave që ju përfaqësoni u detyruan të çensuroni lajmin e djeshëm të zëdhënëses së PD?  I kanë dhënë mafias së inçeneratorëve 1 milionë euro. 1 milionë euro vetëm inçeneratorit të Tiranës, vetëm me një ditë. Në total, bëhet fjalë për miliona euro në ditë, qindra miliona euro në muaj apo në tremujor që shpenzohen për kontratat e zakonshme korruptive. Të anullohet Milot-Fieri, të anullohet projekti për ta ndërtuar me 5-fish koston rrugën Korçë –Leskovik, të anullohen dhjetëra shpenzime të marra në kohë pandemie, që ka një dhe vetëm një qëllim, të mbushin xhepat e qeveritarëve të korruptuar dhe të gjitha këto para dalin dhe mjaftojnë për paketën që ne propozojmë që, siç ju thashë, kushton 52 milionë euro në muaj, për të gjithë zërat.

FMN thotë se duhet krijuar hapësira për të mbështetur aktivitetet thelbësore dhe për të mbrojtur grupet më të çënuara”, po çitoj, “duke përfshirë edhe kufizimin e shpenzimeve joprioritare dhe përmirësimin e efikasitetit të shpenzimeve”. Çfarë bëri qeveria, i dha 14 milionë euro Klodian Mërtirit të bandës së Lushnjës dhe të inçeneratorëve, me të çilët ndajnë paratë kryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ministrat e tij dhe disa pronarë mediash. Se kush janë, janë ata që s’japin lajmin. E kanë shumë të thjeshtë ta kuptojnë njerëzit.

U bëj thirrje t’i japin fund çensures, sa i përket aferës së inçeneratorëve. 400 milionë euro për mafian e inçeneratorëve, janë 50 milionë euro më pak se ç’i duhen shqiptarëve për këtë paketë 6 mujore. Dhe këtë thotë FMN, mos ia jepni lekët banditëve të içeneratorëve, se me ato lekë del e tepron të merren të gjitha këto masa që kam thënë këtu, nëse vetëm një konçesion korruptiv, ai i inçeneratorëve anullohet dhe paratë, në vend që të shkojnë tek ata, të shkojnë tek qytetarët shqiptarë”, u shpreh Basha

Të fundit