Flash News

KRYESORE

33-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në burgun e Korydallos-it në Greqi

33-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në burgun e Korydallos-it

Një shqiptar është gjetur i pajetë në qelinë e tij në burgun e Korydallos-it në kryeqytetin grek, Athinë. Mediat greke raportojnë se 33-vjeçari është gjetur pa shenja jete gjatë paradites së sotme.

Mësohet se në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune, por hetuesit dyshojnë se viktima, emri i të cilit nuk bëhet publik, ka marrë dozë të lartë droge.

33-vjeçari mbahej në burg me akuzat për përfshirje në trafikun e drogës. Trupi i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore.

Të fundit