Flash News

KRYESORE

34 kandidatë për kreun e KLSH-së, emri më i favorizuar që pritet të marrë firmën e Metës

34 kandidatë për kreun e KLSH-së, emri më i favorizuar

Javën e kaluar Presidenca publikoi emrat e 34 kandidatëve të cilët kanë aplikuar për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. “Pas kësaj faze, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se kandidati që do t’i propozohet Kuvendit të Shqipërisë për t’u zgjedhur në pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përzgjedhur në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin e brendshëm, do të publikohet brenda afateve ligjore”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

Mes emrave të cilët kanë aplikuar si kandidat është ai i Anastas Angjelit, deputet i PS-së, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, juristi i Partisë Socialiste në KQZ, Erdidian Salianji, këshilltari i Presidentit, Bahri Shaqiri, ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha apo edhe ish-kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi (Lleshi).

Sipas Kushtetutës, kandidati për kryetar të KLSH-së propozohet nga Presidenti ndërsa Kuvendi shprehet me anë të votimit.

Politiko.al, ka mësuar se deri më tani emri më i favorizuar për të marrë miratimin e Metës për postin e kreut të KLSH-së është ai i Bahri Shaqirit. Ky i fundit, aktualisht është këshilltar i Presidentit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare ndërsa më herët ka qenë drejtuesi i Shërbimin Informativ.

Nuk dihet ende, nëse emri i Bahri Shaqirit do të marrë edhe miratimin e socialistëve, por këta të fundit, jashtë kamerave janë shprehur se do të mbështesin vetëm kandidaturën e kolegut të tyre, Anastas Angjeli. Këto qëndrime, me gjasë do të sjellin një tjetër përplasje mes mazhorancës dhe Presidentit./Politiko.al

Kandidatët

  1. Agron Agalliu
  2. Anastas Angjeli
  3. Albana Dhimitri
  4. Alba Qirjazi
  5. Aelita Mani
  6. Alfred Çako
  7. Bahri Shaqiri
  8. Bajram Lamaj
  9. Bajram Muçaj
  10. Behar Zeneli
  11. Bujar Stafuka
  12. Edmond Verçani
  13. Eduart Ypi
  14. Eridian Salianji
  15. Ermal Yzeiraj
  16. Gjergji Dhima
  17. Hysen Muceku
  18. Kestrin Katro
  19. Lefterie Luzi (Lleshi)
  20. Liljana Elmazi (Billa)
  21. Lumtor Shkreli
  22. Muhamed Kavaja
  23. Petrit Bushi
  24. Petrit Fusha
  25. Pëllumb Ibrahimi
  26. Qerim Lazaj
  27. Rushan Nano
  28. Sabri Hoxha
  29. Sali Shehu
  30. Shkëlqim Cani
  31. Shpëtim Ahmetaj
  32. Vitore Tusha
  33. Ylber Karanxha
  34. Zaim Korsi

Të fundit