Flash News

KRYESORE

34 milionë euro për reformën në drejtësi, Soreca thirrje prokurorëve: Aplikoni për SPAK

34 milionë euro për reformën në drejtësi, Soreca
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka inkurajuar prokurorët të aplikojnë për SPAK-un (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Soreca, përmes një postimi në Twitter ka iu ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë për t`u bërë anëtarë të SPAK para datës 7 shkurt. “U bëjmë thirrje prokurorëve të aplikojnë para datës 7 shkurt për tu bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në dhe të jepni drejtësi për gjithë shqiptarët. BE-ja është përkrah jush”- shkruan Soreca. Më herët, Soreca ka njoftuar se Bashkimi Evropian do të japë 34 milionë euro për tre vitet e ardhshme si mbështetje për reformën në drejtësi. SPAK nënkupton krijimin e një gjykate dhe prokurorie të dedikuar vetëm për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e korrupsionit, krimit të organizuar si dhe të gjitha veprave penale nga zyrtarë të kaluar dhe aktualë të nivelit të lartë.

Të fundit