Flash News

KRYESORE

35 mijë dosje për t`u shqyrtuar, SHBA jep zgjidhjen unike për Gjykatën e Lartë

35 mijë dosje për t`u shqyrtuar, SHBA jep zgjidhjen unike për

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të tregojnë inters për sistemin e drejtësisë shqiptare. Të mërkurën, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor kanë firmosur një memomarandum mirëkuptimi, që do të krijojë mundësi që një grup avokatësh të bëhen pjesë e Gjykatës së Lartë për të ndihmuar gjykatësit në shqyrtimin e 35 mijë dosjeve që presin gjykim në këtë gjykatë.

“Gjykata e Lartë ka aktualisht 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme. Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt”, thotë Ambasada e SHBA në një njoftim.

Ambasada e SHBA thotë se vijon mbështetjen e reformave gjyqësore. “Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10157318209950838/?type=3&theater

Të fundit