Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
350 mijë dollarë, bashkëshorti dhe vëllai i Elisa Spiropalit në bashkëpunim për të marrë disa tendera
Ministrja e Shtetit për Parlamentit, Elisa Spiropali dhe familjarët e saj dyshohet kanë arritur të përfitojnë të paktën 350 mijë dollarë, që pas ardhjes së Partisë Socialiste në pushtet. Ky është konkluzioni në të cilin ka mbërritur ‘BoldNews.al’ pasi ka investiguar dhjetëra dokumenta që tregojnë për një trekëndësh biznesi ndërmjet Salarjon Totaj (bashkëshorti i Spiropalit), Enkli Spiropalit (vëllai i Spiropalit) dhe Marjus Memushajt (krushku i Spiropalit).
Sipas këtij portali, të paktën 350 mijë dollarë është shifra e përfitimeve që ka realizuar ky trekëndësh, që tabanin e vet e ka të mbështetur në karrierën politike të zonjës Spiropali.
Pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet, Elisa Spiropali u emërua drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave, ndërsa bashkëjetuesi i saj, Salarjon Totaj kapi postin e drejtorit të Ujësjellësit në Fier.
Në Gusht 2013, pak javë para se Spiropali të merrte postin e premtuar të Drejtoreshës së Doganave, vëllai i saj mendon që t’i hyjë botës së biznesit.
Vëllai dhë krushku
Enkli Spiropali, një djalosh 25-vjeçar që pëlqente jetën e Bllokut, një ditë të bukur del nga Tirana dhe regjistrohet si biznesmen në Fier. Kompania e emërtoi “Solomon Constuction” dhe kishte për objekt “Import-eksport të artikujve industrialë dhe ushqimorë, makineri dhe materiale ndërtimi”.
Kapitali fillestar i “Solomon Construction” ishte 100 mijë lekë të reja dhe dukej e paqartë se ku do të gjendeshin fondet për të vënë në lëvizje këtë sipërmarrje të madhe.
Skema Totaj-Spiropali vendoset menjëherë në lëvizje. Në 27 Mars 2014, kompania e Enklit shpallet fituese e një tenderi të zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit, me vlerë 6.6 milionë lekë të reja për “Blerje materiale për ofiçinë”.
Organizatorët e kësaj skeme e kishin të qartë që ky tender mund të ishte fundi i shpejtë për të gjithë, pasi mund të përballeshin me pasoja ligjore. Ndaj morën menjëherë masat për të fshehur gjurmët. Vetëm 4 ditë pasi Enkli Spiropali fitoi tenderin ai vendos të shesë kompaninë e tij.
Por edhe ky operacion i shitjes ishte menduar me kujdes. Paratë e fituara në tenderin nuk duhet të largoheshin nga duart e atyre që e organizuan. Dhe zgjidhja u gjet shumë shpejt.
Më 1 Prill 2014, Enkli Spiropali i shet kompaninë një bashkëmoshatari të tij nga Frakulla e Fierit, Marjus Memushaj. Pronari i ri i kompanisë “Solomon” ishte një njeri i besuar i Salarjon Totës, kushëriri i dytë i tij. Babai i Salarjonit dhe babi i Marjusit janë djalë halle-djalë daje me njeri-tjetrin.
Skema e shitjes së kompanisë funksionoi. Askush nuk mund të dyshonte në lidhjen ndërmjet Salarjon Totaj dhe Marjus Memushaj, për shkak të mbiemrave të ndryshëm.
Marjus Memushaj pagoi për kompaninë “Solomon” 100 mijë lekë, aq sa ishte vlera që Enkli Spiropali e kishte regjistruar biznesnin e tij në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Ndërkohë, blerësi i ri mori bonus edhe tenderin 6.6 milionë lekë. I cili, nuk ishte i vetmi që “Solomon Construction” ka fituar nga Ujësjellësi i Fierit, që drejtohej nga Salarjon Totaj.
Në 8 Janar 2015, “Solomon Construction” fiton tenderin e organizuar nga Ujësjellësi i Fierit, për “Blerje elektromotori pompe”, me vlerë 700 mijë lekë,
Në Prill 2015, kompania “Solomon Construction” fiton tenderin e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për “Blerje materiale ndërtimore” me vlerë 4.4 milionë lekë të reja;
Në Qershor 2015, “Solomon” fiton tenderin e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për “Blerje materiale ofiçine”, me vlerë 6.3 milionë lekë të reja;
Në Janar 2016, kompania “Solomon” përfiton nga Ujësjellësi i Fierit shumën 1.2 milionë lekë të reja, si shtesë e kontratës për blerje materiale ofiçine.
Në Maj 2016, “Solomon” fiton tenderin e Ujësjellësit të Fierit për riparimin e elektromotorëve dhe pompave. Vlera e tenderit ishte 7.4 milionë lekë të reja.
Po në Maj 2016, kompania “Solomon” fiton edhe një tender tjetër të zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit për “blerje materiale ofiçine”. Vlera e tenderit ishte 6.7 milionë lekë të reja.
Në Shtator 2016, kompania “Solomon” merr edhe një fond prej 1.4 milionë lekë nga Ujësjellësi i Fierit, si shtesë kontrate për riparimin e elektromotorëve dhe transformatorëve”.
Kërkimi i “Boldnews.al” për tenderat e zhvilluar nga Ujësjellësi i Fierit përfundon në këtë periudhë. Në Shtator 2016, Salarjon Totaj largohet nga drejtimi i këtij institucioni.
Ai u largua, pasi i kishte siguruar kompanisë së kushëririt të tij, Marjus Memushaj të fitonte tendera në vlerë totale prej rreth 35 milionë lekë (350 mijë USD) në rreth dy vjet.
Një vëzhgim në regjistrin e prokurimeve publike tregon se kompania “Solomon” ka fituar dhe disa dhjetëra tendera të tjerë në institucione të ndryshme publike, çka shton dyshimet se influenca politike e zonjës Spiropali ka funksionuar gjithandej, por implikimi në ujësjellësin e Fierit, është gjurma që kryqëzon trekëndëshin ndërmjet bashkëshortit, vëllait dhe krushkut të saj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38