Flash News

KRYESORE

37 të arrestuar/ Vasili i drejtohet Lleshajt: Kush e dogji makinën? U dhunuan fotografë e gazetarë

37 të arrestuar/ Vasili i drejtohet Lleshajt: Kush e dogji makinën? U

Ish deputeti i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas arrestimit të 37 protestuesve nga policia. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se nuk ka prova për arrestimin e  tyre, ndërsa shtoi se dhuna në protestë, duke cilësuar djegien e makinës në shesh, sipas tij ishin vepra të bërë nga persona të skeduar nga qeveria.

Pjesë nga fjala e Vasilit:

Provokimeve të tyre opozita nuk ju përgjigj, po bëri që organizatorët të bien vetë brenda. Jo më larg se dje u konsumua një kat terrorist me djegien e një makine të vendosur para protestuesve.

Jam këtu që t’i kërkoj këtij ministri të pacipë që bën komente për protestuesit: kush është pronari asaj makine? Kush i fiku dritat në të gjitha ambiente e mitingut? Ku në vend të sigurisë, fiku dritat në mënyrë që provokatorët që vunë flakën të konsumonin të qetë provokimine  tyre.

Kam një pyetje të madhe për minsitrin kriminel që drejton Ministrinë e Brendshme: kush e dhunoi fotografin Arben Dajçin? Kjo është dhuna. Gjaku në këtë fotograf i pafajshëm që vetëm pasqyronte protestën. Po denoncimin i bërë nga Birn se si pa shkak gazetarë3 me dhjetra u goditën me ujë e gaz pa asnjë arsye, vetëm me frikën se do evidentonin të vërteta të mëdha.

Sot policia e kriminelve të organizuar, ka ndaluar dhjetëra protestues, ku i gjeti provat, filmimet. Për atë makinëne djegur nuk ka pamje, nuk ka prova? Ky shtet ka zgjedhur të jetë shtet i horrave që mbrojnë horrat. Hajdutët e qeverisë i njohin nga këtu e në Uashington. Të tërë horrat që vodhën 10 mln euro në mes të aeroportit as ata nuk arrestohen, nuk fillojnë hetim për asnjë njeri nga polica, ministria përkatëse e qeveria. Të vetmit fajtorë janë qyteratë e thjeshtë dhe protestuesit. Qeveria e cila jeton mes horrave, mbrohet prej tyre dhe mbron ata, ka vdekur për qeverisjen e këtij vendi. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas. Përgjegjësit do të përgjigjen një për një. Llogaria e tyre me shqiptarët është personale, pasi kanë marrë përsipër të helmojnë e shkatërrojnë shëndetin e mijëra qytetarëve të pafajshëm. Ky krim do marrë ndëshkimin e merituar. Koha është shumë afër, të gjithë t’i bëjnë llogaritë mirë”, tha Vasili.

Të fundit