Flash News

KRYESORE

370 kg drogë e kapur në doganën e Bllatës, ish-deputeti: Policia deshi të fshihte ngjarjen apo të ulte kilogramët

370 kg drogë e kapur në doganën e Bllatës, ish-deputeti:

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi akuzon policinë e shtetit se deshi të fshihte ngjarjen apo të ulte kilogramët, sa i takon 370 kg drogë të kapur dje në doganën e Bllatës në Dibër.

Në një postim në rrjetet sociale, shkruan se me këtë ngjarje janë konfirmuar denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Bosët e drogës dhe të krimit punojnë qetësisht në trafikimin e lëndëve narkotike!

Konfirmohen denoncimet e opozitës për trafikun ndërkombëtar të drogës që po gëlon në të gjitha anët nga deti e nga toka ...!

Ditën e djeshme u kap në doganën e Bllatës një sasi prej 370 kg kanabisi, por edhe pse u konstatua në mëngjes u bë publike në darkë vetë pasi e bënë publike mediat.

Kuptohet pritën të bëhen të gjallë pronarët, se si gjithmonë shoferi do e pësonte !

Si gjithmonë policia "ndoshta" deshi ta fshehte ngjarjen apo të ulte kilogramët...

...ashtu siç fshehu parcelën me rreth 300 rrënjë kanabis që u gjet në zabelet (kodrat) e Staravecit!

...ashtu siç po lejojnë parcelat në malet e Selishtës .

...ashtu siç po fshehin parcelat përgjatë luginës së Drinit nga Luznia , Çetushi , Muhurri, Fushë Alia e Zall Dardha.

A nuk duket kjo si një lojë që po e luajnë vetë drejtuesit e policisë ?

Që i lejojnë ta mbjellin, kujdesen ta korrin dhe pastaj kapin ato që duan vetë, pikërisht për tu hedhur hi syve Shqiptarëve !:, shkruan ish deputeti.

Të fundit