Flash News

KRYESORE

4 akuzat që rëndojnë mbi Klement Balilin dhe pasuria e madhe që i është sekuestruar

4 akuzat që rëndojnë mbi Klement Balilin dhe pasuria e madhe

Që prej majit të vitit 2016-të, ish-drejtori i transportit në Sarandë, Klement Balili qëndronte në arrati. Me hetimet e nisura nga autoritetet greke dhe nga DEA amerikane u bë e mundur që, ndaj atij që quhet ‘Eskobari i Ballkanit’, të lëshohej urdhër arresti ndërkombëtar, por për dy vite e gjysmë nuk u ekzekutua.

Sot, Balili është vetëdorëzuar te autoritetet shqiptare, të cilat dështuan përgjatë këtyre viteve ta arrestonin, pavarësisht presionit të vazhdueshëm që është bërë nga Uashingtoni dhe Brukseli.

Ndaj Klement Balilit rëndojnë katër akuza të firmosura nga gjyqtarja Iliriana Olldashi: ‘Trafikim narkotikësh në bashkëpunim’; ‘Krijim e pjesëmarrje në grup kriminal’; ‘Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale’.

Autoritetet greke raportohet të kenë sjellë në dhjetor të 2018-ës dosjen voluminoze dhe përfundimtare ku është pasqyruar aktiviteti i Balilit në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai vetë kishte paralajmëruar se do të dorëzohej kur të mbylleshin hetimet nga autoritetet e vendit fqinj.

Në vitin 2017-të, autoritetet vunë nën sekuestro një pasuri të konsiderueshme të Klement Balilit dhe familjarëve të tij. Mes aseteve të sekuestruara ishin hoteli ‘Santa Quaranta’ në Sarandë, 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe si dhe 28,690 m2 truall.

Këto pasuri dyshohet se janë vendosur me para të ardhurara nga aktiviteti kriminal.

Detaje të reja, si u vetëdorëzua Klement Balili në prani të Ardi Veliut, në cilin komisariat ndodhet aktualisht 

Vetëdorëzimi i Balilit, PD: Pakt me Ramën, i njëjti skenar si me Saimir Tahirin

Të fundit