Flash News

KRYESORE

4 gabimet që rrëzojnë Edi Ramën

4 gabimet që rrëzojnë Edi Ramën

Ish ministri i Partisë Socialiste, profesor Elmaz Sherifi, ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama pas protestës së djeshme të opozitës, që ishte edhe protesta e dhjetë kombëtare.

Sherifi rrëfen nëpëmjet një postimi në faqen e tij në facebook, degradimin e Ramës që nga ardhja e tij në PS dhe deri sot.

Postimi i plotë i Elmaz Sherifit

Kur more PS, deklarove, se nuk ishe politikan, por do promovoje “Politikën e Re”! Koha të dha të drejtë për gjysëm fjalinë. Nuk u bëre politikan modern dhe po ikën nga politika si anarkist.

Deklarove para një muaji se je tre lëvizje para. Po tregon se asgjë nuk ke kuptuar, duke mbetur katër lëvizje prapa.

Gabimi i parë ishte kur deklarove se në Shqipëri janë dy opozita. Opozita parlamentare e krijuar si sfidë e opozitës politike. Tani e ke harruar opozitën parlamentare dhe zgjidhjen e krizës politike e kërkon nga opozita politike.

Gabimi i dytë madhor. Krijove opozitën për zgjedhjet vendore me Bindjen Demokratike. U lumturove që do fitoje 61 bashki, duke mos patur një ditë zgjedhje, pasi presidenti i kishte anulluar zgjedhjet dhe ti e botove dekretin në fletoren zyrtare. Bindja nuk mori vota dhe ju akuzon se i vodhët votat me komisionerët partiakë.

Gabimi i tretë ishte kur besuat se me presion e tallje presidenti Meta do të jepte dorëheqje. Të shokuar nga mosnënshtrimi i tij, fillove procedurat e shkarkimit duke u kthyer në qesharak me “opozitën parlamentare” ! Tani i luteni presidentit të mos ju shajë!

Krye gabimi i katërt ishte deklarimi se opozita u vetëasgjesua dhe “artisti” me 1 korrik, një ditë pas zgjedhjeve vendore, do të kishte përballe demokatët e rebeluar me parrulla mbi supe-Basha IK. Sa ndihmë i dhe forcimit të PD dhe “artisti” po bëhet lideri i tyre. Dje edhe gomarët mbanin mbi kurriz parullën Rama Ik!

Mos e vono zgjidhjen politike! Mos prit të ta kërkojnë “partia e rreshtit”. Do humbasësh edhe më shumë se sa në 30 qershor, prandaj pas zgjedhjeve vendore “vajton fitoren” dhe ke filluar organizimin e partisë. Mos prit të ta kërkojnë dorëheqjen ndërkombetarët!

Të fundit