Flash News

KRYESORE

4 kandidatët që mund të zëvendësojnë Adriatik Llallën, burri i ish-deputetes së PS drejt Prokurorisë së Përgjithshme?

4 kandidatët që mund të zëvendësojnë Adriatik

Në emisionin “Debati në Channel One” është diskutuar për emrat e prokurorëve që shihen si kandidatë të mundshëm për të zëvendësuar Adriatik Llallën. Në muajn dhjetor, Prokuroria e Përgjithshme do të ketë drejtues të ri dhe deri më tani përfliten katër emra, prokurorë me përvojë dhe që kanë patur disa çështje të rëndësishme në dorë.

Një prej tyre është Henrik Ligori, bashkëshorti i Shega Ligorit, ish-deputete e Partisë Socialiste. Ligori është aktualisht prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Dritan Rreshka është një tjetër emër që përflitet për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai është parë edhe si kandidat i mundshëm për shefin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një institucion i rëndësishëm që krijohet me reformën në drejtësi.

Ferdinand Elezi, kryeprokurori i Durrësit dhe Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, janë dy emrat e tjerë që u përmendën në emision.

Të fundit