Flash News

KRYESORE

4 muaj nga zgjedhjet në Kosovë; formohet koalicioni qeveritar, Kurti: Qeveria e re me 15 ministri

4 muaj nga zgjedhjet në Kosovë; formohet koalicioni qeveritar, Kurti:

Pas 4 muajsh nga zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë nënshkruar sot marrëveshjen për koalicion qeverisës, duke i hapur rrugë krijimit të kabinetit qeveritar ‘Kurti’.

Dy liderët e partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë nënshkruar marrëveshjen dhe kanë dalë në konferencë për shtyp.

Në fjalën e tij për mediat, Kurti u shpreh se nuk ka qenë një proces i lehtë dhe se me marrëveshjen e nënshkruar janë marrë vesh për të gjitha. Kreu i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti, u shpreh se me LDK-në janë dakordësuar që kjo qeveri të ketë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra.

“U dakordësuam për të zgjedhur qeverinë e re. Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen dhe jemi marrë vesh për të gjitha. Kryetari Mustafa do mbajë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm. Unë si kryetar i Vetëvendosje mësova se po organizohet referendumi. Ishte një proces jo i lehtë.”

 

Të fundit