Flash News

KRYESORE

4 muaj pas vdekjes, zbardhet autopsia dhe zbulohet shkaku i vdekjes së Kobe Bryant dhe pasagjerëve të tjerë

Para katër muajsh, në datën 26 janar, një aksident tragjik ndodhi ku legjenda e basketbollit Kobe Bryant me vajzën e tij Gigi dhe 6 persona të tjerë ndërruan jetë si pasojë e shpërthimit të aeroplanit me të cilin po udhëtonin.

Katër muaj nga ngjarja, është publikuar dje nga Departamenti i Mjekësisë në Los Angeles raporti i autopsisë.

Nga autopsia e publikuar ka rezultuar se piloti nuk ishte në gjendje të dehur dhe as të droguar.

“Shkaku i vdekjes për të nëntë viktimat u vërtetua si traumë e hapur. Mënyra e vdekjes u vërtetua si aksident. Testi nuk zbuloi praninë e alkoolit ose drogave të ndryshme. Trupi i pilotit u testua për substanca, përfshirë benzodiazepines, kokainë, fentanil, heroinë, marijuanë, opioide, fenciklidinë dhe amfetamina”, thuhet në raportin e autopsisë.

Pra, mendohet si shkaku i aksidentit Kobe Bryant ka qenë mjegulla e tepërt, një arsye që është diskutuar shpesh nëpër media e studio televizive ne Amerikë.

Të fundit