Flash News

KRYESORE

4 të arrestuar dhe 41 të proceduar; Policia ndëshkon qytetarët që protestuan kundër Ramës në Patos dhe Roskovec

4 të arrestuar dhe 41 të proceduar; Policia ndëshkon

Protesta kundër kryeministrit Edi Rama u ka kushtuar jo pak qytetarëve të Patosit dhe Roskovecit. Ndonëse jetojnë në një shtet ku thuhet se protestat janë një e drejtë e qytetarëve në demokraci, për 45 banorë të Patosit dhe Roskovecit pjesëmarrja në protestën kundër Ramës është ndëshkuar ashpër nga Policia e Shtetit.

Ky institucion i akuzon qytetarët për veprat penale të: “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Përveç 4 personave të arrestuar dhe 41 të tjerëve që po procedohen në gjendje të lirë, Policia njofton se vijojnë hetimet për të identifikuar qytetarët e tjerë që protestuan.

Njoftimi i policisë:

Policia arreston në flagrancë 4 shtetas si dhe procedon penalisht në gjendje të lirë 41 shtetas të tjerë, të cilët gjatë ditës së djeshme kanë marrë pjesë në grumbullime të paligjshme dhe kanë mbajtur të bllokuar rrugën duke penguar lëvizjen e lirë të mjeteve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, shtetasit:

– H.H, 59 vjeç, banues në Patos

– G.B, 56 vjeç, banues në Patos

– B.J, 56 vjeç, banues në Patos

– B.Xh, 56 vjeç, banues në Roskovec.

Janë proceduar në gjendje të lirë edhe 41 shtetas të tjerë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Vazhdon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në këto grumbullime të kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Të fundit