All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

4 të arrestuar në Tiranë; policia thotë se shkoi për armë dhe drogë, por e kaluara e tyre ngre dyshime

4 të arrestuar në Tiranë; policia thotë se shkoi për
All - Paragraf - 1

Dritan Agaj, Leonard Duka, Ervis Gacaj dhe Oltion Loga janë arrestuar sot nga Policia e Tiranës. Arrestimi është kryer pasi në banesën e tyre janë gjetur armë dhe fishekë, ndërsa sende të tjera të kundra ligjshme janë hedhur përpara se policia të mbërrinte.

All - Paragraf - 3

Por ndërkohë që në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se operacioni është kryer pas informacioneve se të arrestuarit dispononin armë dhe drogë, e kaluara e tyre kriminale ngre dyshime të forta.

Elvis Gacaj i shpëtoi pak vite më parë një atentati në lulishten ‘1 maji’ në kryeqytet, ku të vrarë mbetën Kevin Rugova dhe Aurora Oskian. Për ngjarjen u dënuan Sael Sulaj dhe Vasiel Çavo me 35 dhe 20 vite burg.

Sa i përket Leonard Dukës, ai dyshohet se së bashku me vëllain  E. Duka kanë tentuar t’i bëjnë atentat një personi, i cili arriti të shpëtojë, dhe prej asaj kohe kanë qenë në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunimi me qytetarët për të luftuar krimin vë në pranga katër shtetas për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak” dhe “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”.

Sekuestrohen mjet i blinduar, armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.

Seksioni i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës  në D.V.P Tiranë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për disa persona që dispononin armë e drogë,  arrestoi në flagrancë shtetasit:

D., 33 vjeç, banues në Tiranë;

A., 38 vjeç, banues në Tiranë;

L., 38 vjeç, banues në Tiranë;

G., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën me qira ku këta shtetas jetonin, pasi dispononte nga qytetarët informacion se këta shtetas mbanin në banesë sende të kundra ligjshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar këta shtetas janë munduar të largojnë sendet e kundra ligjshme duke hedhur një pjesë të tyre nga ballkoni i banesës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– Një mjet të blinduar;

– Një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë;

– 46 fishekë luftarak, si dhe doza me lëndë narkotike kanabis.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të tyre, si dhe të përfshirjes të personave të tjerë.

Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve e municionit luftarak e kryer në bashkëpunim”.

Të fundit