Flash News

KRYESORE

4 të vdekur nga të shtënat me armë në Florida, plagoset i riu shqiptar: Dita më e keqe e jetës sime!

Katër persona mbetën të vdekur dhe dhjetra të plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Florida të Shteteve të Bashkuara. Ngjarja ndodhi në një turne në Jaskconville Landing, në Jacksonville.

Mes tyre i plagosur ka mbetur dhe i riu shqiptar Drini Gjoka. Në postimet e tij në Twitter, ai shkruan se fatmirësisht plumbi e ka plagosur vetëm në dorë ndërsa e konsideron këtë ditë si më të keqen në jetën e tij.

Në zonën ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, po zhvillohej një mega-turne ‘online’ i Madden-it, video-lojë e dedikuar futbollit amerikan NFL. Turneu po zhvillohej në një zonë të  Jacksonville Landing.

“TgCom” shkruan se shqiptari Drini Gjoka, i cili ka fituar edicionin e shkuar të “Madden Challenge”.

Zyra e sherifit ka bërë thirrje njerëzve me një “tweet” të qëndrojnë larg zonës, e cila “për momentin nuk është e sigurtë”.

Të fundit