Flash News

KRYESORE

4 vite në pushtet, Rama kërkon skanim të administratës: Analfabetët janë futur në punë, të arsimuarit kanë mbetur jashtë

4 vite në pushtet, Rama kërkon skanim të administratës:

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit e administrates qëndrore në qarkun e Vlorës.

Kryeministri ka nënvizuar se, “ka një shqetësim të përbashkët të qytetarëve për të gjitha ato shërbime që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me qytetarët dhe që kanë të bëjne me zyrat që u shërbejnë atyre dhe në këtë qark si dhe në qarqe të tjera kemi probleme të mëdha. Kemi probleme të mëdha në raport me sjelljen për qytëtarët dhe kemi probleme të mëdha në raport me betejën e nisur nga qeveria për të ulur barrën e burokracisë per  qytetarët”.

“Megjithëse e kemi miratuar që në mbledhjen e parë të qeverisë, ku kemi thënë që nuk ka nevojë të nxirren çertifikata, vazhdon të kërkohet çertifikata. Kur them çertifikata kam parasysh dhe dokumenta të tjerë, të cilat me vendim qeverie nuk duhet t’i marrë me qytetari, por të sigurohen nga vetë zyra e shtetit, që duhet t’i marrë nga portali e-albania, sepse janë dokumenta që gjenden on-line. Për këtë përgjegjësinë e mbajnë punonjësit e gjendjes civile dhe drejtuesit e atyre institucioneve që u kerkojnë njerëzve ende dokumenta që duhet t’i sigurojnë vetë”, tha Rama.

Një tjetër problem, që shtroi kryeministri, “është ai që është evidentuar këtu në zyrën e hipotekës, ku njerëzit presin duke pasur përballë të gjithë sportelet bosh dhe pastaj fillohet me justifikime jo sepse kishim difekte, gjë që nuk ka lidhje fare. Këto janë probleme të rënda duke qenë se kemi detyrë të bëjmë reforma strukturore. Çdo punonjës duhet të ndihet i përgjegjshëm ndaj qytetarëve”.

Sa i përket burimeve njerëzore, Rama theksoi se, “kemi njerëz të mirëarsimuar, të mirëtrajnuar që janë pa punë dhe kemi analfabetë, të cilët merren në punë. Kemi njerëz të tjerë që janë krejtëisht në vendin e gabuar të punës në papërputhshmëri të plotë. Prandaj ju kërkoj të bëni një raport të burimeve njerëzore, se cilët janë të paarsimuar ose në papërputhshmëri të plotë me vendin e punës dhe do t’i dorëzohet çdo ministri. Kemi zv/kryeministren, e cila po merret me këtë problematikë për të adresuar në vendin e duhur çdo burim njerezor”.

Jo vetëm ministrat, e gjithë administrata zhvendoset në Vlorë

Të fundit