Flash News

KRYESORE

4-vjeçarin e zë korrenti duke luajtur në pedonalen e Beratit, ndalohen drejtori i shërbimeve dhe përgjegjësi i ndriçimit në Bashki

4-vjeçarin e zë korrenti duke luajtur në pedonalen e Beratit,

Një ditë pasi një fëmijë 4 vjeç humbi jetën për shkak se duke luajtur në lulishten në pedonalen e Beratit ra në kontakt me rrymën elektrike, janë ndaluar Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P.I ., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale "Shpërdorim detyre", sqaron policia.

Të fundit