Flash News

KRYESORE

40 mln euro për ‘Unazën e Re’, Qëndro i ARRSH-së flet për shifrën e lartë: Vetëm mbikalimi kushton 1.5 milionë euro

40 mln euro për ‘Unazën e Re’, Qëndro i ARRSH-së

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qëndro është pyetur gjatë konferencës së zhvilluar sot për kostot e larta të ndërtimit të ‘Unazës së Re’ në Tiranë, që shkojnë deri në 40 milionë euro. Sipas Qëndros, analogjia që bëhet me rrugët e tjera nuk qëndron në këtë rast.

“Nuk kemi 2.3 kilometra rrugë, por 2.3 kilometra autostradë e mbyllur dhe 4.6 kilometra rrugë dytësore, ka dy mbikalime dhe dy nënkalime të tjera”, tha Qëndro.

Sipas kreut të ARRSH-së, vetëm mbikalimi që do të ndërtohet te sheshi “Shqiponja” dhe që do të jetë më i madhi në Tiranë, do të kushtojë 1.5 milionë euro.

“Vetëm mbikalimi në hyrje të Tiranës bën 1.5 milionë euro. Janë edhe kostot e rrugëve dytësore dhe veprave të artit”, deklaroi Qëndro.

Afrim Qëndro tha se ndërtimi i veprave të tilla në zona urbane të populluara janë më të komplikuara dhe më të shtrenjta, krahasuar me rrugë që ndërtohen në fushë të hapur.

‘Unaza e Re’, ARRSH në konferencë: Këto do jenë tre mënyrat e kompensimit për banorët. Do publikojmë emrat e inxhinierëve

Foto/ Ky është Pëllumb Salillari, i vendosur nën akuza të forta për ‘Unazën e Re’

Të fundit