Flash News

KRYESORE

40 mln euro prona nën sekuestro, mbrohet Ndoka: Nuk zotëroj asnjë centimetër tokë

40 mln euro prona nën sekuestro, mbrohet Ndoka: Nuk zotëroj asnjë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka mohon që pasuria me vlerë 40 milionë euroshe, e sekuestruar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është e tij.  Ndoka nënvizon se ai nuk ka anjë metër toke dhe se akuza të tilla janë hiperbolizime në kuadër të hetimeve për ‘Dosjen 339’.

“Pse nuk e dokumentoni me fakte atëherë meqënëse me papërgjegjshmërinë më të madhe postoni lajme të tilla mediokre? Prokuroria mund të sekuestrojë dhe detin Adriatik, por unë nuk kam asnjë metër tokë të sekuestruar e as të pa sekuestruar. S’ka shans as prokuroria, as portalet, as oficerët gjyqësor profesionist të konstatojnë prona apo firma të falsifikuara që kanë të bëjnë me mua. Akuzat ndaj meje dhe arrestimi im dihet ku e ka bazën..!”, shkruan ai në ‘Facebook’.

Sipas informacioneve nga organi i akuzës, 300 mijë metrat katrorë tokë të Ndokës na disa zona të Lezhës janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme e duke falsifikuar dokumentet. Arben Ndoka ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie. Në operacionin “Volvo 4” u goditën 4 grupe kriminale, mes të cilëve edhe ata të fisit Avdylaj në Shijak, si dhe ish drejtori i burgjeve, Arben Çuko.

Të fundit