Flash News

KRYESORE

“400 mijë lekë pagë”, Ahmetaj: Shpërndarja e parave nis në 20 prill. Kategoritë që nuk përfitojnë

“400 mijë lekë pagë”, Ahmetaj: Shpërndarja e

Arben Ahmetaj, në emisionin “Opinion” tregoi detaje nga paketa e re ekonomike për mbështetjen e atyre që nuk kanë mundësi të punojnë në situatën nga koronavirusi. Ahmetaj tha se pagesat do të fillojnë në 20 prill dhe do të përfundojnë në 5 maj.

“Muaji i parë verifikon punonjësit e larguar nga puna ose me aktivitet të pezulluar dhe më pas procesi vazhdon shumë më shpejt”, tha Ahmetaj. Kujtojmë se nga paketa e re financiare, sipas Kryeministrit Edi Rama do të përfitojnë rreth 176 mijë qytetarë. Pjesa më e madhe e tyre janë ata të punësuar në biznesin e vogël, por dhe punonjës në sektorin e turizmit dhe punonjës që janë larguar apo pezulluar nga puna.

Megjithatë, qeveria ka përjashtuar nga paketa disa kategori të tjera të punësuarish. “Noterët, avokatët, mjekët, farmacistët, arkitektët, inxhinierët, agronomët, vlerësues pasurish të paluajtshme, laborantë dentarë, ekonomiste, ekspertet kontabel, laborantet, janë të përjashtuar nga kjo paketë, sepse këta praktikisht në natyrën e punës nuk janë tek qytetarët në nevojë”, tha Ahmetaj.

 

Të fundit