Flash News

KRYESORE

400 zjarrëfikës në terren, Ministria e Brendshme: I pasigurtë shpëtimi i katedrales Notre Dame

400 zjarrëfikës në terren, Ministria e Brendshme: I

400 zjarrfikësit në Paris vijojnë përpjektet për të shpëtuar pjesët e mbetura të katedrales Notre Dame në Paris, por deri tani pa sukses. Jean-Claude Gallet, drejtues i operacionit të shuarjes së flakëve u shpreh pesimist para gazetarëve duke u shprehur se do jetë pothuajse e pamundur që zjarri të ndalet edhe në pjesët e tjera rreth katedrales 850 vjeçare.

Në të njëtjën linjë është edhe zv/ministri i Brendshëm francez, që shtoi se nuk është e sigurt nëse do të shpetojë diçka nga godina historike. Qindra persona u mblodhën pranë godinës për të parë skenën, ndërsa shumë të tjerë filmuan ngjarjen me smartfonët e tyre.

Katedralja ndodhej në qendër të kryeqytetit francez dhe ndërtimi i saj përfundoi në mes të shekullit të 12-të pas rreth 200 vjet pune.

Të fundit