Flash News

KRYESORE

42-vjeçari që u gjet i vrarë në Memaliaj, 10 ditë më parë denoncoi parcelat me kanabis

42-vjeçari që u gjet i vrarë në Memaliaj, 10 ditë

42-vjeçari Alket Muho u gjet i vrarë ditën e sotme në fshatin Rabie të Memaliajt. Ishin familjarët ata të cilët gjetën trupin e pajetë të 42-vjeçarit.

Duke ju referuar burimeve, ‘Panorama online’ thotë se dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligjzbatuese. Rreth 10 ditë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash. Sinjalizimi i SHCKB-së së Tiranës është bërë pasi mendohet se 42-vjeçari nuk ka pasur besim te strukturat lokale. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator ka informuar policinë lokale, që ka ndërhyrë dhe ka asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike.

Njoftimi paraprak i policisë lidhur me ngjarjen: “Në afërsi të fshatit Rabie, Memaliaj në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi A.M, 43 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj. Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”.

Të fundit