Flash News

KRYESORE

42-vjeçari qëllon mbi gruan e tre fëmijët, pastaj vetëvritet

Matthew Edwards, 42 vjeç, ka vrarë gruan dhe tre fëmijët e tij të mitur, e më pas ka qëlluar drejt vetes së tij. Ngjarja tragjike ndodhi në Prices Corner, Delaware të SHBA.

Sipas policisë, 42-vjeçari Matthew Edwards dhe bashkëshortja e tij 41-vjeçare Julie Burton Edwards bashkun me fëmijët të moshës 6, 4 dhe 3 vjeç u gjetën të vrarë me armë zjarri në katin e dytë të banesës.

Matthew Edwards vdiq nga një plagë e shkaktuar vetë dhe vdekjet e tyre janë kategorizuar nga autoritetet si vrasje-vetëvrasje. Shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike nuk dihen, por fqinjët kanë deklaruar se së fundmi burri kishte qenë në depresion.

Lexo lajmin këtu 

Të fundit