Flash News

KRYESORE

"44 mln euro për Arbitrazhin", PD akuza Ramës: Shqiptarët do iu paguajnë ‘grekëve’ sepse tenderi i rrugës iu dha mikut të Taulant Ballës

"44 mln euro për Arbitrazhin", PD akuza Ramës:

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa ka reaguar pas ndëshkimit të bërë nga Arbitrazhit për qeverinë shqiptare, e cila detyrohet që sipas ligjit t’i paguajë 44 milionë euro kompanisë greke për ndërprerje të punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan.

Kjo shënon një tjetër humbje për buxhetin e shtetit, ndërkaq referuar këtij fakti, përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasa shkruan se: “Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin.”

Ish-deputeti i kërkon kryeministrit ta paguaj  gjobën nga lekët e xhepit të vetë dhe jo prej shqiptarëve.

Reagimi i plotë i Hasës:

Punimet e Autostradës Tiranë Elbasan u vonuan 6 vite sepse lekët duhet ti merrte Edmond Bego për llogari të Taulant Ballës.

Përveç kostove të rritura prej abuzimit dhe korrupsionit, për shkak të hajdutëve të rilindjes tashmë me vendim arbitrazhi do duhet ti paguhen dhe 44 milionë dollarë të tjera kompanisë që ndertoi rrugën.

Ndërkohë që qytetarët e dëmtuar nga tërmeti janë ende në çadra, ndërkohë që vendet e punës mbyllen, Edi Rama dhe hajdutët që e rrethojnë mendojnë vetëm si ta zhvasin dhe varfërojnë çdo ditë vëndin.

44 milionë dollarët duhet ti paguajë Edi Rama dhe banda e tij dhe jo shqiptarët.

Banda e hajdutëve duhet të largohet sa më parë dhe të përgjigjet për çdo qindarkë që i ka vjedhur shqipëtarëve.

#kryeministeriskaduar

Të fundit