Flash News

KRYESORE

‘472 aplikime për shërbime, tashmë mund të bëhen online’, Rama: Gati nisja e revolucionit digjital

‘472 aplikime për shërbime, tashmë mund të bëhen

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e re për shërbimet online duke e ilustruar me shembuj për sqarim. Përmes një video-live ai tha se ‘revolucioni digjital’, siç e quajti, përfshin 472 aplikime për shërbime që deri dje krijonin radhë nëpër sportele, ndërsa pas prezantimit të platformës bëhet online, përmes smartfonit apo kompjuterit.

Kryeministri sqaron se çfarë përfitojnë qytetarët:

• Qytetarëve nuk do t’u kërkohen më dokumente shtetëtorë kur aplikojnë, po vetëm dokumenta që janë individualë📄

• Të gjithë dokumentet shtetërorë të nevojshëm për dosjen e aplikimit online, do të sigurohen për llogari të qytetarit, nga vetë punonjësi i sportelit përkatës👨🏻💻📑

• Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin👍

• Ky proces transformues rrënjësor do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht rryshfetin👊

• Në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime (me pak përjashtime të paevitueshme dot për shkak të nevojës së paraqitjes së personit për një aplikim) do të bëhen vetëm online në https://e-albania.al 😊

Të fundit