Flash News

KRYESORE

"48 infermierë i shtohen stafit të Infektivit", Manastirliu: Po forcojmë kapacitetet për të përballuar fluksin e vjeshtë-dimrit

"48 infermierë i shtohen stafit të Infektivit", Manastirliu:

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastriliu, njofton se një ekip i ri me rreth 48 infermierë i është shtuar Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, me qëllim për të ndihmuar pacientët e prekur nga COVID-19 tek infektivi.

Manastirliu është shprehur se forcimi i kapaciteteve të burimeve njerëzore është një parapërgatitje për periudhën vjeshtë-dimër, ku mund të nevojitet që strukturat e reja spitalore, tashmë të bëra gati, të hapen për të përballuar fluksin.

“150 mjekë, infermierë, teknikë, punonjës të hetimit epidemiologjik, monitorimit dhe strukturave të inspektimit në terren, i janë shtuar gjatë kësaj periudhe të epidemisë, stukturave tona për një përgjigje më të mirë të sistemit shëndetësor ndaj situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19”, thekson ndër të tjera Manastirliu duke shtuar se: “Plani vjeshtë-dimër, jo vetëm që na ka orjentuar drejt fuqizimit të kapaciteteve sa i përket infrastrukturës dhe pajisjeve biomjekësore, por tashmë rritja e numrit të stafeve tona infermierore i shërben cilësisë së shërbimit ndaj pacientëve që vuajnë nga COVID19. Jam e kënaqur që kemi mundësinë që jo vetëm të punojmë së bashku me ekipin e ri, por edhe të kemi mundësinë që në një kohë si kjo e sotmja të trajnojmë ekipe të infermierëve, të cilët më pas do të jenë të gatshëm edhe për të përballuar situatën në vjeshtë-dimër, kur mund të kemi dhe hapje të strukturave të tjera spitalore dhe sigurisht t’i paraprijmë me ndërtimin dhe formimin e ekipeve tona të infermierëve dhe paralelisht edhe të mjekëve”.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e virusit SARS COV2, sistemi shëndetësor nuk e ka ndaluar punën në asnjë moment dhe aktualisht po jep shërbim me kapacietete të plota edhe për të gjithë qytetarët.

Njoftimi i plotë i Manstirliut:

#COVID19

🏥 Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku një ekip i ri prej 48 infermierësh i është shtuar stafit të këtij spitali, për të shërbyer në spitalin Infektiv dhe për t’u bërë gati për ofrimin e shërbimit për pacientët e prekur nga COVID19, edhe në strukturat e tjera të ofrimit të shërbimit, pjesë e planit tonë të vjeshtë-dimrit për përballimin e situatës.

👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ 150 mjekë, infermierë, teknikë, punonjës të hetimit epidemiologjik, monitorimit dhe strukturave të inspektimit në terren, i janë shtuar gjatë kësaj periudhe të epidemisë, stukturave tona, për një përgjigje më të mirë të sistemit shëndetësor ndaj situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.

#BASHKË

Të fundit