Flash News

KRYESORE

’48 orë kohë’, OFL iu kërkon të deklarojnë pasurinë dy ‘të fortëve’ dënuar për trafik droge dhe grabitje me dhunë

’48 orë kohë’, OFL iu kërkon të deklarojnë

OFL iu kërkon të deklarojnë pasurinë 2 të dënuarve për vjedhje me dhunë dhe trafikim lëndësh narkotike në Ellbasan dhe Krujë.

Bëhet fjalë për Flamur Hakën, banues në Krujë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë" dhe Talo Çelën, banues  në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

OFL u ka vendosur një afat prej 48 orësh që tu

përgjigjen me shkrim, të gjitha pyetjeve të tyre për të bërë më pas verifikimin nëse është vënë në mënyrë të paligjshme ose jo.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

  1. H., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë";
  2. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit