Flash News

KRYESORE

‘48 orë për të nominuar kandidatin për kryeministër’, Kurti takohet me Mustafën pas ultimatumit të presidentit

‘48 orë për të nominuar kandidatin për

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, raportojnë mediat kosovare.

Takimi vjen pas ultimatumit të presidentit Hashim Thaçi, i cili dje zhvilloi një takim me Kurtin. Pas këtij takimi Thaçi deklaroi se i ofron Kurtit kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit për kryeministër/re  të ardhshëm të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve të mediave kosovare, kësaj here LDK-ja do të dalë më kërkesë ndaj VV-së.

Kujtojmë se Kurti dje ka bërë të ditur emrin e zv.kryeministrit të dytë dhe 5 ministrave.

‘2020, viti i Kosovës’, Kurti jep detaje pas takimit me Thaçin: Jemi në hapat e fundit të marrëveshjes me LDK-në

Të fundit