Flash News

KRYESORE

5 ditë pas inspektimit të Demirajt, gazetari zbret në terren dhe fotografohet mes kanabisit

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj zhvilloi pesë ditë më parë një inspektim me avion për të monitoruar nëse është mbjellë sërish kanabis në ato zona që konsiderohen problematike. Rezultati sipas Demirajt ishte inkurajues, pasi nuk kishte vënë re ndonjë rrënjë kanabis.

Megjithatë, situata nuk paraqitet kështu pranë qytetit të Fushë-Krujës, zonë problematike sa i përket mbjelljes dhe magazinimit të kanabisit.

Gazetari dhe foto-reporteri Edmond Prifti ka zbuluar disa parcela me kanabis 7 km larg Fushë-Krujës. Ai ka qenë i shoqëruar nga një grup xhirimi dhe disa njohës të zonës, ndërsa fotot i ka publikuar në rrjetet sociale.

Të fundit