Flash News

KRYESORE

5 ditë pasi largohet nga Shqipëria, përplaset për vdekje 12-vjeçari shqiptar në SHBA

Një 12-vjeçar shqiptar është përplasur për vdekje ditën e djeshme në SHBA.

Bëhet fjalë për Elios Xhemollarin, i cili u përplas për vdekje nga një kamion, teksa po lëvizte me biçikletë pranë banesës së tij në New Jersey.

Mësohet se djali ishte vendosur me familjen vetëm 5 ditë para aksidentit me banim nga Shqipëria në Amerikë.

Shoferi i kamionit, 43 vjeç është vënë në pranga dhe ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.

Të fundit