Flash News

KRYESORE

5 humbje jete nga covid-19 në 24 orë, mes tyre një 50-vjeçar nga Tirana

5 humbje jete nga covid-19 në 24 orë, mes tyre një

Ministria e Shëndetësisë njofton se 5 persona kanë humbur jetën dhe 125 raste te reja kanë rezultuar pozitivë me covid-19 në vendin tonë.

Sipas MSH, një nga viktimat është një 50 vjeçar nga Tirana.

"Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 74 vjeçare nga Korça, një 78 vjeçar nga Kukësi, një 89 vjeçare nga Vlora dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 50 vjeçar dhe një 86 vjeçar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.  Janë kryer në 24 orët e fundit 833 testime dhe janë konfirmuar 125 raste. Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:  46 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, nga 7 raste në Elbasan, Mirditë, nga 6 raste në Krujë, Kavajë, Bulqizë, Kuçovë, nga 5 raste në Vorë, Gjirokastër, 4 raste në Gramsh, nga 2 raste në Shkodër, Berat, Kamëz, Mat, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Has, Tropojë, Pogradec, Sarandë, Selenicë. 43 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6831 që nga fillimi i epidemisë", u shpreh Dr. Marjeta Dervishi Instituti i Shëndetit Publik.

 

Të fundit