Flash News

KRYESORE

5 lojtarë nxirren në shitje, Barcelona nuk ka më durim

5 lojtarë nxirren në shitje, Barcelona nuk ka më durim

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien planifikon të bëjë revolucion në skuadër. Ai, në fakt, nuk e ka të sigurt qëndrimin në "Camp Nou" as për vete, por i ka komunikuar klubit si e mendon merkaton e verës.

Setien do të largojë 5 lojtarë nga skuadra dhe bëhet fjalë kryesisht për lojtarë të kushtueshëm dhe titullarë. Ata janë Ousmane Dembele, Samuel Umtiti, Ivan Rakitic, Arturo Vidal dhe Philipe Coutinho.

Umtiti nuk e gëzon më statusin e të paprekshmit. E ka patur vetëm një sezon. Më pas u dëmtua dhe nuk bindi më. Dembele është shumicën e kohës i dëmtuar. Rakitic dhe Vidal nuk janë në planet e klubit, ndërsa Coutinho nuk ka bindur as në Barcelonë, as në Mynih.

Të fundit