Flash News

KRYESORE

5 Maji, Rama: Mirënjohje për të ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut

5 Maji, Rama: Mirënjohje për të ata që sakrifikuan

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 5 Majin me imazhin e memorialit “Nënë Shqipëri”.

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një 5 Maj të mbarë me këtë imazh nderimi pranë memorialit “Nënë Shqipëri”. Mirënjohje përjetë për të gjithë ata që sakrifikuan jetën në shërbim të Atdheut”, shkruan Kryeministri Rama në Facebook.

Më pas kryeministri ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar pranë memorialit te varrezat e dëshmorëve, ku ka vendosur një kurorë me lule.

Të pranishëm kanë qenë presidenti Bujar Nishani, presidenti i zgjedhur Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Të fundit