Flash News

KRYESORE

5 mijë euro gjobë për plazhet private që kapen me shkelje; Kuvendi voton ndryshimet e reja

5 mijë euro gjobë për plazhet private që kapen me shkelje;

Kuvendi ka miratuar ndryshimet e reja në Aktin Normativ të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat parashikojnë gjobë deri në 700 mijë lekë (5 mijë euro) për plazhet private të cilat nuk do të respektojnë protokollin e sigurisë anti-Covid.

Këto ndryshime kanë për qëllim mbrojtjen e turistëve në zonat e plazheve nga infektimi, si dhe mbrojtjen e mjedisit.

“Subjektet qe ushtrojne veprimtari turistike ne stacionet e plazhit dhe qe nuk respektojne rregullat, dhe protokollet e sigurise te nxjerra nga organet kompetente, penalizohen me gjobe 700 000 (shtateqind) mije leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e veprimtarise nga inspektoratet pergjegjese”, thuhet në propozim.

Ndryshimet në Aktin Normativ u kërkuan për shkak të shkeljeve të herë pas hershme të masave të sigurisë,- referuar distancës mes çadrave apo vendosjen e tyre në zonat e plazheve publike,- nga qytetarët me nisjen e sezonit veror.

Lexo këtu: Relacion Aktnormativ nr 24

Të fundit