Flash News

KRYESORE

“5 milion dollarë evazion fiskal, si po vjedhin zyrtarët në doganën e Durrësit”

“5 milion dollarë evazion fiskal, si po vjedhin zyrtarët në

Një doganier në Durrës i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha duke denoncuar skandalin në doganën e Durrësit.

Sipas qytetarit në portin e Durrësit kanë kaluar kontenierët me cigare por pa pullë fiskale.  Doganieri shprehet se ato erdhën me porosi të burrit të Drejtoreshes, Bedis dhe Androkliut dhe se bëhet fjalë për 5 milionë dollarë evasion fiskal.

Denoncimi i doganierit publikuar nga Berisha:

Ja si po i vjedhin zyrtaret 5 milione dollare ne doganen e Durresit!

Lexoni mesazhin i doganierit dixhital! sb

“Mirdita Dr,jam doganier ne Durres

Prej mese 3 muajsh ne portin e Durrsit kane ardhur 5 konteniere me cigare pa pulle fiskale. 

Keto erdhen ne periudhen e zgjedhjeve me porosi te burrit te Drejtoreshes, Bedis dhe Androkliut. 

Per ti kaluar do ti kalonte klani i tyre ne dogana Drejtori i Antikontrabandes z.Prifti me ate te Hetimit z.Brahja ne piken e konteniereve ku eshte pergjegjes turni miku i tyre z. Beshiku. 

Por meqe rane ne sy, i kaluan ne magazine doganore dhe keto dy dite po perpiqen me te gjitha menyrat, por askujt nga ne nuk ja mban te firmose sepse behet fjale per 5 milion USD evazion fiskal.

Kuptohet qe edhe policia i ka mbyllur syte me kohe.Paskan dy dite se i mbaron afati dhe nuk dine nga ti cojne”

 

Të fundit