Flash News

KRYESORE

5 milion euro cash në ‘Toyota Yaris’, kush është pronari i kamionit që transportonte mjetin

Policia ka nisur hetimet mbi dokumentacionin e mjetit ‘Toyota Yaris’ në të cilin janë sekuestruar rreth 5 milion euro, ndërsa mësohet se kamioni me targa AA 120SP ishte në pronësi të shtetasit Edi Lika. [shih, ekstrakti i QKB-së].

Rezulton se kompania është regjistruar me 9 shtator 2015 ndërsa ka si objekt transportin e mjeteve për vetë, palë të dyta dhe të treta. Pika ku ushtron aktivitetin servisi gjendet në Njësinë numër 4 në Tiranë, respektivisht në rrugën ‘Niko Avrami’.

Ndërkohë në Portin e Durrësit kanë mbërritur krerët e policisë së së rrethit të cilët po ndjekin nga afër hetimet dhe procedurat hetimore. Po ashtu edhe prokurori i çështjes Sokol Nishani.

Shuma u zbulua në Portin e Durrësit pas sinjalizimit nga Interpol Italia se në një mjet transportoheshin mallra të paligjshme. Deri tani janë katër persona të shoqëruar.

Thellohet skandali; gjenden edhe 3.5 milion euro të tjera brenda makinës ‘Toyota Yaris’

Kush fshihet pas me 1.5 milionë eurove që u sekuestruan sot në Durrës? Deputeti i PS-së i vetmi që ka reaguar

Makina ‘Toyota’ me 1.5 milionë euro, Basha e paralajmëroi të enjten sot u kap në portin e Durrësit. Akuza për deputetët e PS

 

 

Të fundit