Flash News

KRYESORE

“5 milion euro për stadiumin”, Safet Gjici nis fushatën elektorale për Bashkinë e Kukësit dhe ngre pazarin për Ramën

Kur duhen edhe një vit nga zhvillimi i zgjedhjeve lokal, duket se kanë filluar të dalin emrat e parë të kandidatëve, kryesisht të Partisë Socialiste.

Kështu, prej kohësh flitet se Safet Gjici do të jetë i besuari i Edi Ramës për Bashkinë e Kukësit, e cila prej tre vitesh drejtohet nga demokrati Bashkim Shehu.

Zërat përforcohen edhe më shumë, duke parë se Gjici, i cili është edhe president i klubit të futbollit të Kukësit ka nisur fushatën në qytetin veri-lindor, ku projekti i parë i prezantuar prej tij është rindërtimi i stadiumit ‘Zeqir Ymeri’, i cili kap një vlerë prej 5 milion eurosh.

Ky eshte projekti i stadiumit te ri “Zeqir Ymeri” te Kukesit. Pas projektimit te bere nga arkitekti Ardian Mehqemeja dhe studioja arkitekturore AVE - CONSULTING, ky stadium do te jete sipas standardeve te UEFA-as, ku do mund te realizohen ndeshje te Europa League dhe Champions League! Ky projekt qe kap vleren e 5 milion eurove, do te paraqitet ne Qeveri dhe Federaten Shqiptare te Futbollit. Punimet per ndertimin e tij do te nisin, ashtu sic eshte premtuar”, shkruan Gjici.

Në fakt, Gjici prezantoi edhe një projekt tjetër më nëntor të 2017, i cili kishte kosto më të vogël, 3,5 milion euro dhe ishte më modern, por duket se ka ndryshuar mendim, duke e rritur pazarin për qeverinë.

Projekti është i mirëstudiuar dhe ka ardhur me detaje. Stadiumi i ri do të ketë një kapacitet prej 10 mijë vendesh dhe është i mbuluar krejtësisht edhe në tribunat e tifozëve. Ky impiant kap vlerën e 3.5 milion eurove dhe do të jetë padyshim ndër më modernët në Shqipëri”, thuhej në faqen zyrtare të F.K. Kukësi 7 muaj më parë.

Gjici, aktualisht i komanduar si kryetar i PS-së në Kukës, pasi i zuri vendin deputetes Mimi Kodheli; një lëvizje e cila u shoqërua me pakënaqësi brenda kampit socialist.

Biznesmeni ishte kandidat i PS-së për deputet, por nuk mori votat e mjaftueshme, ashti siç ishte edhe kandidat për për kryebashkiak të Kamzës në zgjedhjet vendore të 2015, por humbi përballë demokratit Xhelal Mziu me mbi 3500 vota diferencë.

Të fundit