Flash News

KRYESORE

5 milionë euro në ‘Toyota Yaris’, reagon deputeti i PD: Janë kapur 200 kg

5 milionë euro në ‘Toyota Yaris’, reagon deputeti i PD:

Ditën e djeshme janë kapur në portin e Durrësit një sasi rekord eurosh në formë cash, teksa po transportoheshin përmes dy makinave të llojit ‘Toyota Yaris’ nga Belgjika në Shqipëri.

Eurot u kapën të ndara në 4 thasë të mëdhenj, pas sinjalit të ndërkombëtarëve. Ndërkohë, përmes një reagimi në ‘Facebook’, deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar mbrëmë vonë, duke thënë se sasia e parave ka qenë aq e madhe sa janë peshuar dhe jo numëruar.

“Eurot e kapura në Durrës janë aq shumë sa i masin me kilogram, kanë peshuar 200 kilogram Euro të kapura, pas sinjalit të ndërkombëtarëve.

Në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet.

Pyetja qe mbetet përherë, pse nuk gjurmohen paratë deri në fund? Pse nuk shkohet asnjëherë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal?”, shkruan Salianji.

Kujtojmë, se në seancën e së enjtes kreu i PD, Lulzim Basha paralajmëroi bllokimin e eurove në një makinë të tillë dhe fajësoi deputetin e PS, Taulant Balla si porositës të makinës.

Të fundit