Flash News

KRYESORE

5 milionë lekë gjobë nga bashkia, 42-vjeçari kërcënon se do hidhet nga shtylla e tensionit

5 milionë lekë gjobë nga bashkia, 42-vjeçari

Ditën e sotme në Kuçovë nga ora 10:30, 42-vjeçari Andon Ziu, ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë, duke kërcënuar se do të hidhet.

Mësohet se shkak për këtë veprim të 42-vjeçarit është bërë një gjobë prej 5 milionë lekë të vjetra, që Ziu ka marrë nga Bashkia për një ndërtim pa leje.

Ai predenton se është gjobitur padrejtësisht, dhe kërkon që të rishikohet masa ndaj tij, ose përndryshe do të hidhet nga shtylla e tensionit të lartë.

Policia e Beratit dha një informacion paraprak lidhur me ngjarjen:

Rreth orës 10.30 Policia ka marrë njoftim se shtetasi A.Z, banuese në Tapi, Kuçovë, ka hipur në një shtyllë elektrike dhe ka kërcënuar se do të hidhej. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikses.Punonjësit e Policisë po negociojnë me shtetasin A. Z, me qëllim zbritjen e tij, por ende nuk është arritur që shtetasi të bindet dhe të zbresë. Shtetasi i lartëpermendur pretendon se ka marrë një gjobë padrejtësisht për një ndërtim pa leje.”

Të fundit