Flash News

KRYESORE

5 në pranga për falsifikim dokumentesh, mes tyre ish-kreu i komunës në Tiranë dhe një biznesmen ndërtimi

5 në pranga për falsifikim dokumentesh, mes tyre ish-kreu i

Thellohet skema e mashtrimit me falsifikim dokumentesh në Kashar.

Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve të pronësisë së dy pallateve në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

Pas arrestimit dje të ish-kreu i Zyrës së Urbanistikës në Kashar, Jurgen Memishaj, i akuzuar  për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre në dhënien e një leje për ndërtimin e dy pallateve në këtë zonë, sot ka rënë në pranga edhe ish kreu i Komunës, Besnik Fuçia.

Fuçia akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Bashkë me të edhe biznesmeni i ndërtimit Stefan Caushi, si dhe Vjollca Pani, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit dhe Miranda Dyrmishaj, kontrolluese e subjekteve.

Zbardhjen e skemës së mashtrimit e solli denoncimi i një tjetër biznesmeni, Arben Petriti, i cili kallëzoi në prokurori ndërtuesin Stefan Caushi.

Kjo pasi dy biznesmenët kishin rënë dakord për ndërtimin e dy pallateve dhe përpjesëtimin e pronësisë 50 me 50%, por sipas Petritit kjo marrëveshje nuk është respektuar nga ortaku tjetër, duke falsifikuar lejet dhe dokumentet e pronësisë.

Pas hetimit të biznesmenit të kallëzuar kanë dalë në pah shkeljet që pasuan me arrestimet e radhës.

Të fundit