Flash News

KRYESORE

5 orë të shkuara dëm në mbledhjen e Këshillit Politik, ambasadorja amerikane i shkon Ramës në zyrë

5 orë të shkuara dëm në mbledhjen e Këshillit Politik,

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim po zhvillon një takim prej orës 11:00 me kreun e qeverisë Edi Rama.

Tema e takimit ende nuk dihet, por referuar sitatës politike biseda mendohet të fokusohet te rimbledhja e Këshillit Politik për listat dhe koalicionet.

Kujtojmë se ditën e djeshme u zhvillua prej 5 orësh mbledhja e Këshillit Politik, por mes palëve nuk u gjet asgjë dakordësi.

Në mbledhje u diskutuan ndryshimet kushtetuese të propozuara nga opozita parlamentare, nismë e miratuar në Këshillin e Legjislacionit gjatë javës që shkoi dhe që parashikon zgjedhje me lista të hapura (2/3) dhe heqje koalicionesh.

PD këmbënguli në marrëveshjen pa ndryshime të 5-qershorit, ndërsa kryeministri Rama njoftoi se PS i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit, por e vetmja gjë që kërkohet është diskutimi i listave të hapura.

Kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim ka bërë thirrje që marrëveshja e 5 qershorit të kalojë pa u prekur si kusht për negociatat.

Ndryshimet kushtetuese/ Këshilli Politik përfundon pas pesë orësh, asnjë dakordësi mes palëve

Të fundit