Flash News

KRYESORE

5% për arsimin është e pamundur, ministrja Shahini: Rritja mund të vijë në 5 ose 10 vite

5% për arsimin është e pamundur, ministrja Shahini: Rritja mund

Për ministren e Arsimit, Besa Shahini, kërkesa e studentëve për të rritur në 5% buxhetin për arsimin është e pamundur. “Asnjë vend tjetër nuk e ka këtë shifër për arsimin”, u përgjigj Shahini në emisionin “Mbrëmje Ide” në Abc News.

Por sipas ministres Shahini, Qeveria do të punojë që në pesë apo dhjetë vitet e ardhshme të ketë një rritje serioze për financimin e arsimit në Shqipëri.

“Kalimi nga 3.3% në 5% është e pamundur por ne do të punojmë që brenda pesë apo dhjetë viteve të arrijmë një rritje serioze dhe të qëndrushme në arsim”, u shpreh ajo.

Pavarësisht deklaratës së Besa Shahinit, Qeveria ka miratuar planin afatmesëm ku parashikohet që në tre vitet e ardhshme buxheti për arsimin nga 3.3% të ulët në 3% të GDP-së.

Të fundit